Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Dibër, parandalohet vrasja, arrestohet 50-vjeçari

$
0
0

policiaPolicia e Dibrës ka parandaluar një konflikt mes dy familjeve. Forcat blu kanë vënë në pranga shtetasin Shkëlqim Murrja, 50 vjeç dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për të birin, shtetasin A.M. 16 vjeç.

Babë e bir akuzohen për veprën penale të ”Plagosjes së lehtë me dashje ” në bashkëpunim.

“Babë e bir në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasin Rr. S, 22 vjeç, banues në fshatin Lishan i Epërm-Dibër, duke i shkaktuar dëmtime fizike në pjesën e kokës. Mes këtyre dy familjeve Murrja dhe Skuka vazhdon një konflikt i hershëm për të cilin shtetasi Shkëlqim Murrja më datën 10.01.2016 është arrestuar nga Policia e Dibrës si i dyshuar për veprën penale të ‘Shkaktimit të vetëvrasjes’ së shtetases A. S,  e cila është dhe motra e shtetasit Rr. S”, thuhet në komunikatën e policisë.

Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim “.

18 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>