Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

PD, platformë për garantimin e zgjedhjeve demokratike

$
0
0

selia-e-pdPartia Demokratike ka prezantuar sot platformën për garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, në procesin e ardhshëm elektoral. Dokumenti prej 17 faqësh përmban pikat se ku duhet të ndyrshojë kodi zgjedhor. Kjo sipas PD-së, do të sillte garantimin e standarteve të procesit dhe garantimin e rregullave të drejta dhe fushës së barabartë të lojës. Ky përbën qëllim madhor për opozitën. “Në këtë kuadër, kryerja e një reforme të plotë zgjedhore që rikthen këto standarte të humbura apo dëmtuara si dhe zbatimi i ligjit në fuqi nga qeveria dhe institucionet e tjera në varësi të saj apo të pavarura, të përfshira në procesin zgjedhor, është kyç për zgjedhje me legjitimitet të pranuar gjerësisht. Vetëm reforma zgjedhore nuk është e mjaftueshme për garantimin e zgjedhjeve të vërteta dhe demokratike.

Nryshimet lgjore nuk përbëjnë recetë për të zëvendësuar mungesën e vullnetit politik nga mazhoranca në pushtet dhe as mund të ndalin plotësisht vullnetin e saj negative dhe në kundërshtim me ligjin për të fituar zgjedhjet me çdo kusht. Një numër veprimesh konkrete duhen ndërmarrë nga qeveria, institucionet në varësi të saj, KQZ, Prokuroria, etj, për të garantuar kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta dhe demokratike. Reforma zgjedhore e sapo nisur duhet që të sigurojë një kornizë ligjore të plotë dhe të miratuar në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së.

Në platformë theksohet se, zhvillimi i zgjedhjeve me standarte të larta ishte pjesë kryesore e prioriteteve që duheshin përmbushur nga Shqipëria në kuadër të marrjes së statusit të Vendit Kandidat.  “Plotësimi i këtij kriteri në vitin 2013 hapi rrugën për propozimin e Komisionit Europian në tetor 2013 dhe marrjen e statusit në vitin 2014”, vijon deklarata e PD.  Por përkeqësimi, sipas saj, dramatik i standardeve në vitin 2015 e kthen çështjen e zgjedhjeve në prioritet politik themelor.

Partia Demokratike e pozicionon këtë reformë në krye të reformave bashkarisht dhe në të njëjtin nivel me reformën në drejtësi. Faktori ndërkombëtar është i interesuar për monitorimin e procesit të reformës zgjedhore, zbatimin e ligjit nga autoritetet shtetërore dhe vëzhgimin e zgjedhjeve të viti 2017”, thuhet në qëndrimin e PD.

17 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>