20-vjeçarja A.A, e cila filmoi ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili teksa i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune, ka deklaruar se nuk është penduar aspak për atë që ka bërë.
Në një intervistë për News 24, 20-vjeçarja thotë se arsyeja pse e bëri videon ishte fakti se ndihej vazhdimisht nën presion nga ish-kryebashkiaku ndërsa shton se nuk është penduar aspak për atë që ka bërë.
Vajza deklaron më tej se që pas publikimit të videos, ajo dhe familja e saj ndihen të rrezikuar nga kërcënimet e shumta që kanë marrë.
Nga ana tjetër, nëna e vajzës ka mohuar që ngjarja të ketë prapaskenë politike apo të jetë bërë për para a hakmarrje. Ajo ka mohuar gjithashtu edhe faktin e publikuar në media, sipas të cilave ajo ishte shkarkuar nga puna në bashki dhe vajza e saj e kishte bërë videon për t’u hakmarrë.
15 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)