Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Aksidenti i Kavajës, arrestohet Drejtori i Kolaudimit në ARRSH

$
0
0

Aksidenti ne KavajeNjë tjetër zyrtar i ARRSH-së arrestohet si përgjegjës për aksidentin e Kavajës ku humbën jetën dy të mitur.

Prokuroria e Kavajës ka nxjerrë urdhër arresti për Lekë Tushajn, drejtori i sigurisë dhe cilësisë në Autoritetin Rrugor Shqiptar Kavajë. Sipas prokurorisë edhe Tushaj është në hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Shkak i aksidentit në Kavajë ka qenë prishja e trafikndarëses dhe për këtë një ditë më parë u arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, Dritan Fejzo, drejtori juridik i ARRSH-së, dhe Bib Gjomakaj, drejtori rajonal i Autoritetit Rrugor të Tiranës.

13 maj 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>