Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Baroni i drogës”, Greqia e kërkon, Shqipëria e shkarkon

$
0
0
Kelmend Balili 2006
Kelmend Balili në vitin 2006

Manjani: Prapa hekurave çdo “i fortë” që shkel ligjin. Episodet që implikojnë Klemend Balilin

Klemend Balili (sot)
Klemend Balili (sot)

I pari veprim i autoriteteve shqiptare për “baronin e drogës” Klemend Balili ishte shkarkimi i tij nga posti i Drejtorit të Transporteve për Sarandën, për t’u hapur rrugë hetimeve rreth trafikut të narkotikëve. Kjo masë e parë e palës shqiptare vjen në kohën kur ekspertët grekë të antitrafikut e cilësojnë 44-vjeçarin Balili si “Eskobarin e Ballkanit” dhe kërkojnë ndalimin e tij. Lajmin për shkarkimin e kreut të transporteve të Sarandës e dha dje vetë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes nëse Balili është eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shkarkimi në Shqipëri

Klemend Balili është shkarkuar nga detyra e drejtorit rajonal të shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR) pranë Ministrisë së Transporteve dhe është firmosur nga kreu i DPSHTR, Ylli Spahiu. Përmes një deklarate për mediat, DPSHTR tha se shkarkimi është bërë pas marrjes së shkresës nga Policia se ndaj Balilit kanë nisur hetimet. “E shkarkuam para pak minutash sapo morëm shkresën zyrtare të Policisë së Shtetit që na vuri në dijeni se ndaj këtij punonjësi kanë nisur hetimet. Nuk mbrojmë askënd që shkel ligjin”, thuhet në deklaratën e DPSHTR. Këtë lajm e konfirmoi edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Mes të tjerave, ai tha se “Për sa më takon mua si ministër i Drejtësisë, po, kam dijeni se ka një hetim policor të muajve të fundit, nëse nuk gaboj që nga muaji mars. Publikimi i këtyre detajeve dhe marrja e konotacionit publik nuk i ndihmon hetimet ndaj dhe jemi të rezervuar në informacione. Përshëndes dhe ka gjithë mbështetjen time si ministër i Drejtësisë, por edhe si nënkryetar i LSI-së, Policinë e Shtetit, policinë e shtetit grek, organet e hetimit në të dyja vendet tona, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Të gjithë këtyre institucioneve unë mund t’ju siguroj, por edhe mund t’jua provoj që kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një. Cilido person, “i fortë“, ministër, zyrtar, çfarëdo qoftë, nëse ka shkelur ligjin duhet të jetë prapa hekurave. Askush nuk ka mbrojtje nga politika! Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’ju them se është e vetmja parti sot në hapësirën politike, që e ka të normuar me dokumente statutore dhe me vendim mos-mbrojtjen politike të askujt, si kryetar, anëtarë, votues, simpatizantë të LSI-së, sepse ne nuk mendojmë që partitë politike duhet të konkurrojnë me organet e ndjekjes penale, të cilët kanë mbështetjen time maksimale, por edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim”. Më tej ai shtoi se “Në dijeninë time personi është shkarkuar sot për t’i dhënë hapësirën e nevojshme të gjitha organeve të hetimit, që janë të lira ta hetojnë personin si qytetar i lirë. Shkarkimi është minimumi që mund të ndodhë për një zyrtar publik që përflitet, pavarësisht se nuk ka një akuzë penale ndaj tij, pavarësisht se nuk ka një hetim dhe askush nuk e ka thirrur për asgjë, por mjafton edhe kaq që ai zyrtar të mos jetë në detyrën publike dhe me informacionin që kam ai është shkarkuar nga detyra”.

Kërkimi në Greqi

Klemend Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia greke, si kreu i një organizate kriminale që merrej prej vitesh me trafik të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të policisë greke, nga janari i vitit 2014 e në vazhdim në kuadër të organizatës kriminale, Balili ka organizuar dhe trafikuar drejt Greqisë dhe vendeve të BE-së në 6 raste rreth 2338 kg hashash, 100 kg kanabis çokollatë, 24 kg kokaine dhe 1 kg heroinë. Sipas grekëve, pjesë e këtij rrjeti, janë shumë shtetas shqiptar dhe grekë, të cilët koordinonin punët me qëllim që hashashi që vinte nga Shqipëria të përfundonte në destinacionet përkatëse, në shtete të ndryshme të Europës. Veç Balilit, edhe një shqiptar tjetër që dyshohet se fshihet në Belgjikë dhe dy shtetas grekë janë shpallur në kërkim. Sipas autoriteteve greke, rruga e fundit që Klemend Balili ka organizuar trafikun e drogës në rrugë detare nga Shqipëria në Greqi është ajo e datës 6 maj, ku rreth 679 kg kanabisi të papërpunuar kanë përfunduar në një ishull grek. Kjo drogë është dërguar me skaf të shpejtë të drejtuar nga dy shqiptarët e arrestuar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj. “Të dy këta persona”, thotë policia greke, “punonin për rrjetin e trafikut të drogës të drejtuar nga Klemend Balili”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>