Prokuroria ka kërkuar ndalimin e 2 zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur të dielën në Kavajë, ku humbën jetën 2 fëmijë.
Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Dritan Fejzo, drejtor juridik në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ARRSH dhe Bib Gjomarkaj, drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor Tiranë.
Urdhri i ndalimit është lëshuar nga oficerët e policisë gjyqësore. Dritan Fejzo dhe Bib Gjomarkaj akuzohen për shpërdorim detyre.
Nga hetimet e deritanishme lidhur me aksidentin ku humbën jetën 2 fëmijë rezulton se bilanci i aksidentit ka qenë aq tragjik për shkak të mungesës së parmakëve anësorë të pjesës së autostradës ku u shënua aksidenti.
Kjo, pasi me vendim gjykate, parmakët ishin hequr në atë pjesë të rrugës për të favorizuar një biznes të llojit karburant, pasi makinat mund të mbërrinin më kollaj për t’u furnizuar.
12 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)