Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Protesta, Unioni i Gjyqtarëve: Presion i paprecedentë, u cenua imazhi i gjykatës

$
0
0

unioniUnioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas protestës së organizuar ditën e sotme nga kryebashkiaku Erion Veliaj përpara Gjykatës së Apelit Administrativ.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Unioni shpreh shqetësimin për trysninë që po bëhet ndaj trupës gjyqësore, që këto përmasa, sipas tyre është e paprecedentë.

Sipas Unionit, protesta ka penguar punën e gjykatës dhe gjithashtu ka cenuar imazhin e saj.

“Ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj gjykatës, nga palë ndërgjyqëse, qofshin këto edhe institucione shtetërore është i paprecedentë. Mënyra e zhvillimit të kësaj proteste përpara godinës së gjykatës jo vetëm ka penguar funksionimin normal të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit për disa orë, por ka cenuar në mënyrë të padrejtë imazhin e gjykatës.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet kushtetuese vendimmarrëse në lidhje me gjykatat, që të ushtrojnë autoritetin e tyre kushtetues dhe ligjor për të ndërprerë çdo lloj trysnie, jo vetëm ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit por edhe gjithë gjykatave të tjera”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e unionit.

11 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>