Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Meta: Të mbyllet sa më shpejt dhe të miratohet reforma në drejtësi

$
0
0

META PER REFORMEN NE DREJTESI - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga komisioni i posacem per reformen ne drejtësi te filloje menjehere nga puna per materializimin perfundimtar te rekomandimeve te draft-opinionit te Komisionit te Venecias./r/n/r/nMETA IN CONFERENCE - Parliament Speaker Ilir Meta, speaks during a press conference, where he requested by the Special Committee for reform in justice to immediately begin work on the final materialization of the draft recommendations of the Venice Commission opinion.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta ka marrë pjesë në konferencën “Drejtësia në udhëkryqin e transformimit”. Meta deklaroi se reforma në drejtësi duhet të bëhet sa më shpejt. Gjithashtu ai theksoi se ndonëse reformat do miratohet ndryshimet nuk mund të ndodhin sa hap e mbyll sytë, pasi çdo gjë kërkon kohë.

“Është koha për të theksuar se asnjë reformë nuk është diskutuar kaq gjerë dhe në mënyrë kaq të lodhshme. Për ata që presin që shtetit të funksionojë ndryshe, kjo është një reformë e domosdoshme. Ne e dimë që pavarësia e sistemit në një masë të madhe është konsideruar edhe si papërgjegjshmëri.  Është një proces gjithëpërfshirës. Përveç pranueshmërisë nga të gjithë të komisionit të Venecias kemi dhe angazhimin e ndërkombëtarëve. në këtë proces. Unë jam i bindur se baza e konsensusit është më e gjerë sesa pretekstet për të vonuar reformën.

Këto diferenca të vogla të mbyllen sa më shpejt dhe ne të miratojmë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese dhe të tregojmë se reforma nuk ishte një lojë për të lënë përgjegjësinë , por të përcjellim mesazhin se Shqipëria do të jetë një vend më i sigurt në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Deklarata e Berishës për armët, Meta: Reforma i hap rrugë zbatimit të ligjit

Në një deklaratë për mediat pas kësaj konference, kreu i Kuvendit Ilir Meta ripërsërit domosdoshmërinë për miratimin sa më shpejt të paketës kushtetuese në mënyrë që reforma në drejtësi të miratohet sa më shpejt.

“Nuk duhet të humbasim asnjë ditë me reformën në drejtësi”, tha kryeparlamentari, ndërsa falënderuar EURALIUS dhe Opdat për angazhimin e tyre në këtë çështje.

I pyetur lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, i cili pak ditë më parë iu bëri thirrje qytetarëve të armatosen për t’u mbrojtur nga krimi, Meta tha se miratimi i reformës në drejtësi i hap rrugë zbatimit të ligjit, duke mos lënë hapësirë për të tilla masa ekstreme.

4 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>