Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Shefi i CIA-s: Do ta shkatërrojmë ISIS, nuk kam asnjë dyshim

$
0
0

john brennanNë përvjetorin e pestë të vrasjes së Osama Bin Laden, drejtori i CIA-s, John Brennan, në një intervistë për NBC ka folur për ISIS dhe rrezikun që kanoset prej tyre. Gjithashtu ai ka reaguar ndaj Donald Trump si dhe ka folur për klimën politike në SHBA.

Brennan deklaroi se ISIS do të shkatërrohet dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

“Ne do ta shkatërrojmë ISIS, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Duhet të zhdukim udhëheqësin që drejton këtë organizatë kriminale”, tha ai. Sipas shefit të CIA-s numri një i ISIS është Abu Bakr al-Baghdadi dhe nëse ai vritet, kjo do të ketë ndikim edhe te grupi terrorist.

Brennan shtoi se Shteti Islamik është i madh dhe nuk është vetëm një organizatë, por një fenomen.

Ai tha se në raport nuk ka asnjë provë që qeveria saudite apo zyrtarët sauditë individualisht kanë ofruar mbështetje financiare për Al Kaedën.

Sakaq, agjencia qendrore e inteligjencës amerikane është kritikuar për publikimin në rrjetin social twiter të vrasjes së kreut të  Al Kaedës Osama bin Landen pesë vite pas ngjarjes. CIA ka ndarë online detajet e misionit dhe të dhënat që çuan në kapjen e personit më të kërkuar nga amerikanët. Reagimet në Twiter ishin negative, ku shumë persona e kanë konsideruar një veprim “grotesk dhe të turpshëm nga ana e agjencisë.

2 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748