Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Shkodër, 4 grabitës tentojnë të vjedhin shtëpinë e biznesmenit, policia nis kërkimin

$
0
0
fnsh
Foto ilustruese

Katër grabitësit kanë arritur që të largohen nga banesa e biznesmenit. FNSH dhe policia janë vënë në ndjekje të tyre. Ndërkohë mësohet se është arrestuar bashkëpunëtori i 4 grabitësve.

Katër personat, të cilat hynë për të grabitur në banesë janë pikasur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Ngjarja ka nodhur mesditën e së dielës në katin e 3 të një apartamenti në zonën e njohur si “Sahati” pranë godinës universitare, Banesa  është në pronësi të biznesmenit Sabah Rrëshketa.

Më herët policia ka qëlluar në ajër dhe u ka kërkuar grabitësve që të dalin nga banesa dhe të dorëzohen. Mendohet se katër grabitësit qëndronin të izoluar brenda në banesë.

1 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>