Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Koni dhe Kule në Prokurori. Rektori: Nuk i njoh kërcënuesit

$
0
0

Mynyr KoniRektori i Tiranës, Mynyr Koni dhe ish-rektori, Dhori Kule, janë paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kërcënimin e Emiljano Shullazit. Koni dyshohet se është kërcënuar nga ky i fundit për tu tërhequr nga gara për rektor.

Rreth orës 9.30 minuta ka mbërritur në Prokurori ish-rektori Kule, i cili ka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçit.

Më pas, rreth orës 10: 30 minuta, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka mbërritur edhe Mynyr Koni, i cili u kërcënua për t’u tërhequr nga gara për rektor.

Ende nuk bëhet me dije se cila ka qenë dëshmia e dy akademikëve përpara prokurorëve të Krimeve të rënda, por më herët ata kanë refuzuar të depozitojnë kallëzim penal, duke u shprehur se nuk i njohin personat që i kanë kërcënuar.

Nga të dhënat paraprake thuhet se Koni ka pranuar se është kërcënuar dhe  ka thënë sërish përpara organit të akuzës se nuk i ka njohur kërcënuesit, duke mos pëmendur emra konkretë.

Kërcënimi ndaj rektorëve u bë publik nga ana e ish-kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se Koni e Kule janë kërcënuar nga Emiliano Shullazi. Më pas u bë dhe ndalimi i Emiljano Shullazit. Aktualisht ky i fundit ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg.

28 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>