Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kërcënimi, Nazime Visha nuk merr urdhër-mbrojtje në gjykatë

$
0
0

Nazime VishaGjykata e Tiranës ka pushuar kërkesën e Nazime Vishës për të kërkuar urdhër-mbrojtjeje me arsyetimin se ajo nuk kërcënohet nga askush.

Vajza 22-vjeçare që vrau dhunuesin e saj Fiqiri Muça dhe që doli nga burgu pas amnistisë së presidentit Nishani, kishte kërkuar dje urdhër-mbrojtje pasi pretendonte se ishte kërcënuar me jetë nga e shoqja dhe i biri i Fiqiri Muçës.

Sipas policisë, Nazime Visha është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe dhunuar psikologjikisht nga shtetasit Menyre Muça, dhe Ervis Muça.

Në dëshminë e dhënë përpara policisë, ajo kërkon që të merren masa për mbrojtjen e jetës. Ndaj Mynyre Muçës, janë ngritur akuzat për “kanosje” dhe “përndjekje”. Njëherësh, në datën 25 prill 2016, Nazime Visha i është drejtuar dhe Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej kësaj të fundit një urdhër mbrojtje ndaj Mynyre Muçës, pasi sipas të resë, gruaja përbën rrezik për jetën e saj. Nazime Visha është dënuar me 10 vite burg, nga të cilat ka bërë vetëm 4 vjet heqje lirie, pasi u fal me një dekret special nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Liria e vajzës ka irrituar familjarët e Fiqiri Muçës, të cilët e kanë kërcënuar me jetë.

27 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>