Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Drafti i LSI për koncesionet kritikohet nga deputetët e PS

$
0
0

LSI Petrit VasiliShalsi: Miratimi në Parlament nuk është garanci. Vasili: Kur ishit në opozitë e kërkuat

Zamir Alushi

LSI propozon që koncesionet mbi 4 vjet të miratohen në Kuvend dhe kohëzgjatja e tyre të mos jetë më tepër se 35 vjet. Nisma që vjen nga LSI ka hasur në kundërshtime nga deputetët socialistë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku opozita mungonte. Për të shpjeguar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” nismë e grupit parlamentar të LSI-së, të ftuar ishin kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, dhe deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. “Ne kemi dy raste konkrete, kemi shërbimin e skanimit të kontejnerëve dhe emetimin e pullave fiskale. Fakti që kemi dy koncesione që kanë kaluar nëpërmjet Parlamentit, a i kanë bërë përfitimet më të mira për qytetarët?”, pyeti kryetari i komisionit, Eduard Shalsi. Ndërsa Petrit Vasili u kujtoi socialistëve se, kur ishin në opozitë, ata kanë pasur të njëjtin shqetësim. “Ka qenë një preokupacion i ngritur nga opozita e djeshme për një transparencë më të madhe dhe për konsultimin e Parlamentit dhe me shumë të drejtë deputetë të opozitës së djeshme kanë kritikuar mazhorancën e djeshme pse një pjesë e mirë e koncesioneve nuk vinin në Parlament. Besoj që kjo kritikë e bërë dje merr një përgjigje sot pasi të gjitha këto do të kenë mundësi të dëgjohen të debatohen dhe të ratifikohen në Parlament dhe i tërë opinioni publik ka mundësi në mënyrë shumë transparente të dëgjojë që kjo zgjidhje ka qenë më e mirë”, ka deklaruar Petrit Vasili. Veç përfshirjes së Parlamentit, drafti kërkon që çdo koncesion të marrë paraprakisht miratimin e Ministrisë së Financave dhe Avokatit të Shtetit. “Ne kemi propozuar, bazuar mbi një bindje të plotë e kemi bërë këtë propozim, që ratifikimi i këtyre marrëveshjeve koncesionare, të cilat pra tashmë do ta kenë miratimin e këtyre tre institucioneve tashmë, sipas propozimit që bëhet, të ratifikohet dhe në Parlament, – u shpreh Vasili. Sipas Vasilit, kjo i bën kontratat më transparente. Sipas kreut të Komisionit  të Veprimtarive edhe forcimi i rolit të Ministrisë së Financave nuk zgjidh asgjë. “Në rast se është kështu, na kërkohet që të mobilizojmë mekanizma të tjerë dhe Parlamenti është një mekanizëm i përzgjedhur, është një zgjidhje mbretëreshë, sigurisht jo i veçuar. Ekspertizë më të mirë sesa Avokaturën e Shtetit si institucion tonin dhe më të përgjegjshëm nuk kemi ku të gjejmë dhe përfshirja besoj se është e shëndetshme dhe i bën mirë procesit dhe nuk i sjell asnjë dëm”, tha Vasili. Deputeti Namik Kopliku ndërkohë ngriti si shqetësim faktin se në këtë ligj nuk ka një nen të veçantë që ndalon futjen në garë të firmave fantazmë. “Në këtë projektligj asgjë nuk kemi bërë në lidhje me kompanitë guaskë apo fantazmë”, tha Kopliku. Teksa risolli në vëmendje çështjen “Panama Papers”, Vasili ka theksuar se ky proces kërkon më shumë transparencë. “Nën dritën e ngjarjeve më të fundit, siç qe fenomeni mbarë botëror tashmë i pagëzuar me emrin ‘Panama Papers’, transparenca e plotë dhe pa ekuivokë, evidenton qartë në procesin e përzgjedhjes, në partneritete publike dhe private, kompanitë, raportet që kompanitë kanë me organet fiskale, raportet që ata kanë me veprimtaritë e paligjshme, por edhe mundësinë që ato të penetrojnë në sistemin publik shtetëror nëpërmjet koncesioneve”, shtoi kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së. Më tej, Vasili deklaroi se institucionet më të rëndësishme financiare si FMN dhe BB kanë shprehur shqetësim për këto praktika. “Të gjitha institucionet më të rëndësishme financiare që asistojnë vendin, më së pari FMN, por edhe BB i janë kthyer e rikthyer me preokupacion kësaj praktike dhe kanë evidentuar që transparenca, një studim i plotë në mënyrë të veçantë i udhëhequr nga Ministria e Financave e fizibilitetit dhe bindja e plotë që kjo është zgjidhja më e mirë në çdo rast sesa format e tjera të përdorura më parë, janë ato që do të na udhëheqin”, shtoi Vasili gjatë fjalës së tij para anëtarëve të komisionit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>