Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vizita e Merkelit, akset rrugore që do bllokohen në Tiranë. Ja axhenda e kancelares

$
0
0

Rama-MerkelPolicia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në kryeqytet.

Në disa rrugë hyrëse drejt Tiranës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve për disa orë, ndaj dhe policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do vazhdojë normalisht).

Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga superstrada Vorë-Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara

Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz-Sheshi “Shqiponja”-Rruga e “Durrësit”.

Segmenti rrugor Sheshi “Skënderbej”-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.

Zyra për shtyp e kryeministrisë publikon axhendën e Merkelit

Ndërkohë zyra për shtyp e Kryeministrisë ka publikuar axhendën e takimeve të kancelares Merkel, e cila mbërrin në Tiranë nesër për një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit, në orën 14.15 do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, ndërsa pas një takimi kokë më kokë, nga ora 15:40 deri në 16.10 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Rreth një orë më vonë, si kryeministri Rama, ashtu edhe kancelarja Merkel do të mbajnë nga një fjalim në Konferencën Ekonomike.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të saj prej 4 orësh në Tiranë, kancelarja do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

7 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Vizita e Merkelit, akset rrugore që do bllokohen në Tiranë. Ja axhenda e kancelares u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>