Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tritoli te farmacia e Tahirit, pushohen akuzat ndaj Gjutës e Brukës

$
0
0

vladimir gjuta me paruke_1Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rrëzuar akuzat për Vladimir Gjutën dhe Baftjar Brukën, të cilët u arrestuan pasi dyshohet se kanë vënë tritolin te farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria i ka dërguar një letër burgut të Elbasanit, ku i kërkon lirimin e menjëhershëm të Gjutës.

Mësohet se janë rrëzuar akuzat për terrorizëm dhe organizim të grupit kriminal. Sipas prokurorisë nuk ka prova që vërtetojnë se Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka kanë lidhje me shpërthimin te farmacia e Bashkim Tahirit.

“Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të pushojë procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Këta shtetas, së bashku me disa të tjerë, për të cilët janë pushuar hetimet më parë, kanë qenë të dyshuar si autorë të vendosjes dhe shpërthimit të tritolit të telekomanduar në biznesin ”Farmaci” të shtetasit B.T, si edhe vendosjen e lëndës plasëse pranë një stacioni autobusi në zonën pranë shkollës ”Vasil Shanto” në Tiranë, ngjarje të ndodhur duke gdhirë data 10.02.2015”, njofton Prokuroria.

Organi i akuzës sqaron se gjatë zhvillimit të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh proceduriale, përfshirë edhe ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme. Krahas faktit që nuk janë arritur të grumbullohen të dhëna konkrete mbi veprimet e të hetuarve për kryerjen e veprave penale, Prokuroria për Krime të Rënda nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin.

Ndërkohë, ndaj të hetuarve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka vijon të jetë në fuqi masa e sigurimit ”arrest në burg” vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vepra të tjera penale, të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Kukësit.

13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>