Qindra qytetarë të Maqedonisë kanë nisur protestën para zyrës së presidentit George Ivanov në Shkup, për të kundërshtuar vendimin e tij për faljen e politikanëve për të gjitha proceset gjyqësore.
Ata kanë kërkuar nga presidenti të mos ndërhyjë në punën e gjykatave, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë vepra penale të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej: ‘Politikanët kriminelë e kanë vendin në burgje’, ‘Presidenti ta tërheq vendimin për faljen’ etj.
Ndërkohë një numër i madh forcash policisë kanë rrethuar zyrën e Presidentit.
12 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)