Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Protesta te Liqeni, gjykata liron 13 protestuesit e arrestuar

$
0
0
Babasi ne gjyq
Ndriçim Babasi në seancën gjyqësore me të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë që kishte kërkuar detyrim paraqitje për 13 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë gjatë protestës së opozitës kundër këndit të lojërave te Liqeni.

13 personat e arrestuar 2 ditë më parë akuzohen për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Mes të arrestuarve është dhe kreu i PD-së dega nr 5 e Tiranës Ndriçim Babasi.

Ndërkohë policia ka bërë kallëzim penal për 9 deputetë, mes tyre deputetin Gent Strazimiri edhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Personat e arrestuar

Grigels Muçollari

Indrit Hoxha

Erjon Dizdari

Franci Doka

Gerald Metko

Silvio Sheme

Jurgen Kupi

Soven Sheme

Arlind Kajo

Klejdi Kalaja

Ndriçim Babasi

Behar Hasa

Tonin Kolthi

30 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>