Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Byroja dhe ‘Drejtësia’ do të bëhen vetëm sipas Venecias

$
0
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte diskutuar miratimi nga qeveria i projektligjit “Per ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit”./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.Pas vizitës së tij 5-ditore në SHBA, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka deklaruar se vizita e tij e parë si kryetar i opozitës ishte e rëndësishme për Shqipërinë.

Basha saktësoi edhe një herë se gjatë vizitës së tij në SHBA, siguroi zyrtarët e Uashingtonit se Byroja e Hetimit dhe reforma në drejtësi do të kryhet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Në SHBA kthehem jo si një i panjohur, pasi në kohën kur isha ministër i Jashtëm dhe i Brendshëm kemi pasur bashkëpunime të frytshme me partnerët tanë amerikanë, – tha Basha. – Vizita në SHBA ishte e rëndësishme për Shqipërinë. Ishte vizita ime e parë si kryetar i opozitës, që vjen në një kohë sfidash të mëdha globale”.

Basha më pas renditi një sërë problematikash që ka diskutuar me zyrtarë amerikanë, nga të cilët theksoi se ka marrë mbështetje të plotë.

“Çështjet kryesore të Shqipërisë do të kenë mbështetjen e partnerëve amerikanë. Ligji i dekriminalizimit nuk do të mbetet në sirtar, ky ligj është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Ata do të jenë në krah të Shqipërisë për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme, – shprehet kryedemokrati. -Unë vij sot me optimizëm, se procesi i reformës zgjedhore do të ketë të njëjtën vëmendje nga ekspertët e SHBA-së, në mënyrë që shqiptarët të kenë zgjedhje sipas standardeve evropiane dhe amerikane. Rezultatet nuk do të diktohen nga paratë e krimit”.

Basha deklaroi se, “vij me optimizmin se Byroja dhe reforma do të kryhen sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standardit evropian, se asnjë nuk mund të ndalë, devijojë dhe deformojë këtë vullnet që buron nga qytetarët shqiptarë për të pasur një drejtësi të pakorruptuar, të pa vënë nën presion nga politika, por të hetojë edhe politikën dhe ta vendosë atë para drejtësisë”.

25 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>