Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Çështja “Prenga”, policët: Nuk e pamë deputetin në konflikt

$
0
0

Armando Prenga ne pangaEfektivët e policisë që kanë mbërritur në Lagunën e Patokut pas konfliktit mes fiseve Cali e Prenga kanë dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj deputetit Armando Prenga.

Sipas asaj që raporton Top Channel, Agim Vathaj, Gjon Kola dhe Lutfi Hima kanë dhënë dëshminë e tyre në Gjykatën e Lartë, ku kanë treguar versionin e ngjarjes. Ata thanë se Gjok Cali ka qënë i plagosur në kokë dhe se për këtë u kishte thënë se ishte goditur nga Armando Prenga.

Policët dëshmuan më pas se nuk kishin arritur të merrnin dot kallëzimin e Gjok Calit në komisariat për shkak se jashtë komisariatit nisën krisma armësh, por ata thonë se nuk e kanë parë Armando Pregnën. Polici Lutfi Hima është shprehur se në sherrin jashtë komisariatit ishin gati 20-25 persona.

Prokuroria ka kërkuar 75 dëshmitarë në seancën gjyqësore ndaj deputetit të përfshirë pak kohë më parë në një konflikt në Lagunën e Patokut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>