Një varkë peshkatarësh është mbytur në Velipojë. Mësohet se në të ishin dy peshkatarë. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë, ndërsa tjetri për fat të keq ka humbur jetën.
Varka është mbytur në grykëderdhjen e Bunës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 10:35 dhe si pasojë e mbytjes së varkës ka humbur jetën një shtetas.
Ai është një peshkatar me inicialet A. Ll. 34 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë Shkodër, i cili kishte dalë të peshkonte.
23 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)