Kamerat e sigurisë kanë kapur imazhet e dy autorëve të dyshuar të sulmeve terroriste në aeroportin Zaventem të Brukselit, të cilët shkaktuan 14 të vdekur.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se pamjet tregojnë dy persona të veshur me të zeza teksa shtyjnë bagazhet e tyre. Sulmi në aeroportin e Brukselit dyshohet se ka ndodhur pas një shpërthimi kamikaz.
Një armë zjarri tip kallashnikov që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit përpara se të vetëhidheshin në erë është gjetur në vendngjarje.
Brukseli ka shpallur tri ditë kombëtare për 34 të vrarët e 4 sulmeve terroriste të ndodhura ditën e sotme.
22 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)