Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kush është i akuzuari për ekzekutimin e çekëve dhe përfshirja në vrasjen e 13-vjeçarit

$
0
0

Sokol MjacajNë shtator të 2010, Sokol Mjacaj është arrestuar nga Policia e Shkodrës për përfshirjen e tij në vrasjen e 13-vjeçarit, Agim Lera. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjollë të komunës Shalë dhe në masakrimin e fëmijës ishin përfshirë edhe dy vëllezërit, Besnik dhe Edmond Kodra. Në gjykatën e shkallës së parë Besnik Kodra është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij Edmond Kodraj me 11 vite burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vite burg për veprën penale te vrasjes në bashkëpunim. Çështja më pas i kaloi Gjykatës së Apelit, Shkodër.  Gjatë seancave në shkallën e parë Sokol Mjacaj ka qenë personi që ka dëshmuar në lidhje me vendndodhjen e trupit te pajetë të 13-vjeçarit në ujërat e lumit Shalë, pranë grykës së Ndërshejit.  Mjacaj gjithashtu ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si dy vëllezërit Kodra kanë kryer vrasjen makabër, duke torturuar dhe keqtrajtuar 13-vjeçarin Lera deri sa i kanë shkaktuar vdekjen.

Në dëshmitë e dhëna atë kohë, Mjacaj kishte thënë në prani të psikologut, se Edmond Kodra, me të cilin ishin edhe shokë, i kishe kërkuar që të thërriste viktimën Agim Lera dhe ta çonte tek vendi ku ndodhi krimi. Sipas hetuesve, vëllezërit Kodra e ekzekutuan fëmijën pasi ai nuk pranonte t’iu jepte varësen e floririt që mbante në qafë. Sipas Mjacajt kanë qenë dy vëllezërit që e kanë qëlluar me grushte, më pas e kanë përplasur tek gurët dhe i kane vendosur këmbën mbi koke 13-vjecarit, derisa e kanë mbytur.

Më pas e kanë hedhur tek lumi. Sipas prokurorisë viktima Agim Leraj është gjetur tek vendi që ka treguar Mjacaj, në lumin e Shalës, në vendin e quajtur Gryka e Ndërshejt. Po sipas prokurorisë viktima ka pasur shenja dhune në trup dhe vdekja i ka ardhur prej tyre. Më pas  është hedhur në ujë. Kufoma është gjendur e hedhur përmbys në lumin e Shalës, brenda në ujë, ku gjerësia është 2.5 m dhe thellësia 12 cm. Ndërsa pak me tej, tek një shkurre janë gjetur gjurmë gjaku dhe një këpucë e majtë që kanë rezultuar të jenë të viktimës dhe disa degë shkurresh të thyera. Gjykata e Apelit, Shkodër e ka dënuar përfundimisht me 5 burg, ku doli vetëm përpara një muaji.

5 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Kush është i akuzuari për ekzekutimin e çekëve dhe përfshirja në vrasjen e 13-vjeçarit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>