Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Miratohet projekt-statuti i ri i PS, tre anëtarë votojnë kundër

$
0
0

kongresiKongresi i Partisë Socialiste, i mbledhur që nga mëngjesi i sotëm, ka votuar në orët e mbrëmjes projektstatutin e ri të partisë.

Statuti i ri i PS u miratua me votim të hapur, duke marrë vetëm tri vota kundër, atë të Ben Blushit, Maqo Lakrorit dhe Petrit Agos. Pika e radhës e rendit të ditës të kongresit të PS është votimi për anëtarët e asamblesë kombëtare.

Sipas Fatmir Xhafajt, Kryetari i komisionit për rishikimin e statutit në PS, statuti i ri do të kontribuojë për ta bërë PS më të hapur, më dinamike dhe më të votuar.

“Statuti konfirmon faktin se militantët dhe anëtarët janë pasuria më e madhe e PS. Statuti sjell zgjerim të të drejtave të anëtarëve dhe krijon mundësi për më shumë konkurrencë”, tha Xhafaj.

19 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>