Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Merkel para vizitës në Ballkan: Shqipëria ka ende rrugë për të bërë për në BE

$
0
0

Angela-MerkeKatër ditë para nisjes së turit në Ballkan, kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për marrëdhëniet e vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre në BE. Sipas kancelares integrimi në BE është mënyra e vetme për shuarjen e konflikteve mes vendeve të rajonit. Duke folur për Shqipërinë, Merkel shprehet se, vendi ka përparuar, por ka ende punë për të bërë deri në anëtarësim e saj në BE.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Dhe ne gjithashtu besojmë se kjo është mënyra e vetme për shuarjen e konflikteve mes vendeve të rajonit. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat këto vende ende kanë, ka përparim. Duhet të kujtojmë se Kroacia dhe Sllovenia si vende të ish-Jugosllavisë janë tashmë anëtarë të Bashkimit Evropian. Kanë arritur mjaft sukses. Me Serbinë janë hapur disa kapituj, por janë ende në fillim të procesit të pranimit. Dhe në Shqipëri ka ende shumë për të bërë, por të paktën tani ata janë tashmë vend kandidat”, shprehet Merkel.

Për sa i përket marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë, kancelarja gjermane tha se mes këtyre dy shteteve shihet dritë dhe shumë hije.  “Ne shohim dritë dhe shohim dhe hije. Por në fund të fundit, ne patëm vizitë të një Kryeministri të Shqipërisë për herë të parë në Serbi. Pra ka shpresë. Ne vitin e kaluar patëm Konferencën e Ballkanit Perëndimor që këtë vit do të zhvillohet në Austri. Shqipëria dhe Serbia janë duke punuar në mënyrë shumë aktive për objektivat e konferencës që synon avancimin e projekteve të infrastrukturës dhe propozon shkëmbimin e të rinjve”, tha kancelarja gjermane.

4 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Merkel para vizitës në Ballkan: Shqipëria ka ende rrugë për të bërë për në BE u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>