Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të partive simotra dhe ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE-së, të mbledhur në Vjenë.
Në këtë takim, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i PPE-së, Joseph Daul, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok si dhe ministra të Jashtëm të BE-së janë pjesëmarrës në këtë takim që drejtohet nga ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz.
Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor, diskutimet do të përqendrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.
13 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)