Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në mesditë në qytetin e Durrësit, ku sipas policisë kanë mbetur të plagosur tre persona, të gjithë jahshtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit në lagjen nr. 11. Të plagosurit dhe autorët e ngjarjes kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë për të sheshuar një konflikt të disa ditëve më parë mes tyre. Mosmarrëveshja është rënduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta.
Për pasojë janë plagosur 3 persona, njëri me armë zjarri Elvis Kurti dhe dy të tjerë me thikë, Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë, në konflikt është përfshirë edhe Elton Hoxha. Tre të plagosurit janë dërguar në spital ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq burime policore bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë autorët. Policia bën me dije se Elton dhe Eloert Hoxha janë persona me precedentë penalë.
12 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)