Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e kompanisë farmaceutike “Omega Farma” në kuadër të operacionit “Vitamina”. Shtetasi me inicialet F.Ç., banues në Tiranë, akuzohet për kalim të mallrave kontrabandë barnash dhe se ka shmangur detyrimet tatimore deri në shumën 40 milionë lekë
Për të realizuar këtë mosdeklarim, ai është ndihmuar nga agjenti doganor në doganën e Tiranës, me inicialet M.B., i cili është vënë në pranga me akuzën shpërdorim detyre.
Operacioni u organizua si bashkëpunim i drejtorisë së Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar Mbi Adminstratorin e “Omega” u ngrit akuza “Kontrabandë me Mallra te Tjera”. Mbi agjentin doganor rëndon akuza “Shpërdorimit të Detyrës”
12 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)