Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Emigrantët, 20 policë italianë në kufirin shqiptar nga 15 marsi

$
0
0

EmigrantetttNga 15 marsi, rreth 20 oficerë të policisë kufitare italiane do të vendosen në territorin shqiptar për të forcuar kufijtë.

Sipas asaj që shkruan shtypi italian, kërkesa ka ardhur nga autoritetet e qeverisë shqiptare në kuadër të përforcimit të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë për të përballuar çështjen e parandalimit të fenomenit të refugjatëve në rast të një fluksi të mundshëm pas mbylljes së rrugëve ballkanike.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano dhe ministrja e Mbrojtjes, Roberta Pinotti, kishin nënvizuar rëndësinë e një bashkëpunimi me Shqipërinë për të menaxhuar një fluks të mundshëm të emigrantëve drejt brigjeve italiane përmes Adriatikut.

Shqipëria dhe Turqia “do të jenë epiqendra të strategjisë për të përballuar një fluks të mundshëm emigrantësh”, – ka thënë në veçanti Alfano, sipas të cilit, “duhet të bindim Turqinë për të na ndihmuar, ndërsa Shqipëria duhet të monitorojë më mirë kufijtë dhe terrorizimin”.

“Po punojmë me Shqipërinë në të gjitha nivelet për të shmangur hapjen e një tjetër fronti”, – ka shtuar Pinotti. Sipas saj, “rreziku” i një fluksi të ri emigrantësh “ekziston, por Shqipëria është një vend mik dhe po punojmë për të mos lejuar që kjo të ndodhë”, – ka përfunduar ministrja e Mbrojtjes, duke saktësuar që për momentin nuk ka të dhëna për ta thënë, por “është vetëm një shqetësim”.

11 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>