Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Unioni i Gjyqtarëve: Duam emrat, Gjin Gjoni të japë vetë shpjegime

$
0
0

Gerd Hoxha“Lista e zezë”, flet Gerd Hoxha, kreu i Unionit dhe anëtar i KLD-së: Masa për këta gjyqtarë, të fillojnë procedimet

DEKLARATAT

Donald Lu – Pak ditë më parë, ambasadori deklaroi se ka një listë gjyqtarësh të korruptuar për të cilët qeveria e SHBA-së u ka refuzuar vizat

Ylli Manjani – Një ditë më vonë, ministri i Drejtësisë, tha se do të nisë procedurat për t’i kërkuar ambasadës që t’i vërë në dispozicion këtë listë

Gerd Hoxha – Kreu i Unionit mendon se evidentimi i të korruptuarve nis nga zbardhja e pasurive: “Kontroll të pasurive, të dijeve të gjyqtarëve”

Deklarata e ambasadorit amerikan, Donald Lu, se qeveria e SHBA-së nuk i ka dhënë vizë disa gjyqtarëve që përfliten se janë të korruptuar, ka vënë në lëvizje njerëzit e drejtësisë. Pas reagimit të ministrit Manjani se do të shkarkojë cilindo gjyqtar e prokuror në këtë “listë të zezë”, dje foli edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve. Gerd Hoxha thotë se bashkohet me deklaratën e ministrit për nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtarëve që ndodhen në këtë listë. “Këto duhet t’u kalojnë organeve, prokurorisë apo inspektorateve që t’i shqyrtojë dhe në fund, nëse rezultojnë të vërteta, patjetër që masa më e përshtatshme është ajo që ka deklaruar dhe ministri. E rëndësishme është që ky informacion të depozitohet atje ku duhet”, thotë Gert Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve. Ndërkohë, për emrin e gjyqtarit Gjin Gjoni, ai thotë se “është një gjyqtar që sipas jush ka një problem, i takon atij të japë shpjegime, të vihet përpara organeve të drejtësisë, apo vendimmarrëse administrative. Dhe nëse do të rezultojë, jo vetëm Gjini, po kushdo tjetër do të përballet me pasojat që të jep ligji”.

 

“Na jepni listën”

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, mbështet veprimin e Ambasadës amerikane, e cila ka refuzuar vizat për disa gjyqtarë për të cilët ka informacione se janë të korruptuar. Ai sugjeron për këdo që ka informacion për gjyqtarë të korruptuar t’ua dërgojë organeve të drejtësisë, ndërsa jep vlerësim edhe për rekomandimet e Venecias, për të cilat thotë se reflektojnë sugjerimet e Unionit. Pas ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, është shprehur në mbështetje të Ambasadës amerikane. Përfaqësuesi i gjyqtarëve thotë se “jo vetëm ambasada, por edhe kushdo që ka informacion, duhet t’ia vërë atë organeve të drejtësisë që të nisë procedurat”.

Ai shton më tej se u bën thirrje të gjitha institucioneve që të vihen në dispozicion të tilla informacione. “Kushdo që ka informacione të vlefshme në këtë drejtim duhet t’i depozitojë në organet ligjzbatuese që është prokurori, Ministri i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, madje edhe ne si Union, nëse na vihen në dispozicion të tilla të dhëna, jemi të gatshëm të mbajmë qëndrimin tonë. Duhet patjetër që këto të dhëna t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe nëse do të rezultojnë gjyqtarët problematikë, qofshin dhe prokurorët, patjetër ndaj tyre do të merren masa”, thotë Hoxha. Ai ka shpjeguar se masat do të jenë në përputhje me shkeljen. “Nëse ka vend për shkarkim do të shkarkohet, nëse ka vend për të vazhduar procedimin penal do të vazhdojë procedimi penal”, – vijoi kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

 

Reforma në drejtësi

Gjyqtari i Tiranës, por edhe anëtari i KLD-së, ka folur edhe në lidhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ndërsa pohoi se janë marrë parasysh të gjitha kërkesat e Unionit. “Kërkesat ishin marrë parasysh, po të përmend vetëm një rast këtu: E drejtat e ankimit për gjyqtarët. Cilido ka të drejtë të ankohet pranë një gjykate kundër një vendimi, gjyqtarët në draftin e mëparshëm nuk e kishin. Tani sipas rekomandimeve të Venecias duhet ta kenë. Gjithashtu një çështje tjetër që ishte me shumë interes dhe ishte thelbësore për mbarëvajtjen e punëve në sistem dhe për t’u dhënë drejtësi punonjësve të drejtësisë ishte zvogëlimi i kohës së Vettingut”,- përfundon gjyqtari Gert Hoxha.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>