Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Dekriminalizimi, Paloka: Formulari i vetëdeklarimit i gatshëm nga FBI

$
0
0

Paloka ne KuvendPas ndërprerjes së seancën plenare është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Pas mbledhjes në një deklaratë për mediat, Edi Paloka tha se i ka bërë tre kërkesa parlamentit.

Ai shtoi se sjellja e tyre në seancë do të varët nga vendimi i grupit të PD-së. Sipas Palokës PS nuk pranoi të adoptonte formularin dhe aktet nënligjore të përshtatshme. Ai shtoi se mungon vullneti i mazhorancës për dekriminalizimin, duke shtuar se  kryeministri bën show nga një i inkriminuar tek tjetri.

“Fakti është se ne u gjendëm para një të papriture se një deputet i akuzuar për plagosje të ulej në parlament dhe kërkesa jonë është logjike. Sipas ligjit dhe Kushtetutës ky deputet duhet të dorëzojë mandatin dhe në këtë mënyrë duhet të veprojnë edhe Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, të cilët janë të përfshirë për shkak të fëmijëve të tyre”, deklaroi Paloka.

Ndër të tjera ai tha se  PS tentoi të fuste disa ndryshime që do të mbronin deputetët e saj të inkriminuar.

“Nëse do të kishim një marrëveshje të përbashkët me aktet nënligjore, nuk do të ishin të nevojshme bisedimet, – theksoi Paloka. – Formulari ka ardhur i gatshëm nga FBI-ja dhe nuk ka pasur nevojë për negociata. A do të kthehemi në Kuvend? Në momentin që do të arrijmë një marrëveshje, atëherë do të kthehemi”.

3 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>