Lidhur me deklaratën e ambasadorit Donald Lu, që tha një ditë më parë se gjyqtarëve të korruptuar iu është ndaluar hyrja në SHBA, Ylli Manjani u shpreh se është i gatshëm që t’i shkarkojë nga detyra.
“Jam i gatshëm që të shkarkoj ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë të korruptuar. Nuk kemi emra të personave që iu është refuzuar hyrja në SHBA. Nëse më jepet një listë jam i gatshëm që të çel procedurën disiplinore dhe të kërkoj shkarkimin e tyre.
Jam i gatshëm që të bashkëpunoj me ambasadën e SHBA-së. Jemi me fat që kemi mbështetje kaq të madhe”, tha Manjani.
3 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)