Arrestohet një doganier në Kakavijë për “Korrupsion pasiv’’. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kartëmonedha të prerjes 50 euro. Në pranga ka rënë Mehmet Shehu,48 vjeç, banues në Memaliaj, me profesion doganier i parkimit në Degën Doganore Kakavijë.
Shehu u arrestua sepse shtetasi P.H , 52 vjeç ka bërë kallëzim, pasi në parkimin e doganës, ai i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 eurosh, për të mos kryer procedurat doganore të 225 fidanëve hardhi dhe 62 fidanëve limon, portokall dhe mandarin , të cilat i kishte ngarkuar në mjetin e tij.
Doganieri pasi i ka marrë eurot nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit P.H., por i ka thënë që je në rregull të kam regjistruar. Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë rezultoi se doganieri nuk kishte kryer asnjë veprim duke përvetësuar shumën e eurove.
Ndërkaq, mallrat nuk plotësonin vlerën për t’ju nënshtruar procedurave doganore. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan dy kartëmonedha të prerjes 50 Euro. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale ‘’ Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’’.
3 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)