Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama në Kavajë: Shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm PS

$
0
0

Rama ne KavajeKryeministri i vendit, Edi Rama ishte pasditen e sotme në qytetin e Kavajës në një aktivitet në kuadër të anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Duke risjellë në vëmendje faktin se tashmë prej 2011 Kavaja ka nisur të ecë në drejtimin e duhur duke zgjedhur PS me një diferencë prej 1 mijë votash Rama është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 2017 fitorja në këtë bashki do të ketë një diferencë prej 10 mijë votash.

“Ky do të jetë realiteti politik i gjithë këtij territori, ku mendjet dhe zemrat kavajase i fitojmë përditë jo me fjalë, po me punë, jo duke qëndruar në vendnumëro, por duke ecur përditë në drejtimin e duhur. Njerëzit janë larg së qeni dele dhe budallenj që kujtojnë ata që përpiqen t’iu servirin një politike të vjetër balte dhe shpifje. Njerëzit shohin, kuptojë, ndiejnë se kush është drejtimi i duhur dhe zgjedhja e duhur. Në Kavajë kanë bërë tri herë rresht zgjedhjet e duhur. jemi të vetëdijshëm se çka është bërë është larg së qeni e gjitha, çka do të bëjmë është edhe më shumë se ç’është bërë”, tha Rama.

Pasi ka falenderuar kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi për vullnetin dhe besnikërinë ndaj qytetarëve të bashkisë së re të Kavajës, Rama ka shpallur dy projekte të rëndësishme që qeveria qendrore do të mbështesë në këtë bashki; projekti i kanalit lundrues nga Përroi i Qerretit deri në hyrje të Kavajës, dhe parkun e madh të qytetit.

“Kemi rënë dakord që ne, qeveria të mbështesin me 2 projekte të paimagjinueshme deri disa vjet më parë: projekti i kanalit lundrues nga Përroi i Qerretit deri në hyrje të Kavajës, vepër e rëndësishme për të rritur fuqinë ekonomike dhe potencialin turistik të vendit dhe projektin e parkut të qytetit që do t’i japë hapësirë të re qytetit. Deri para dy vjetësh e gjysmë do të dukej marrëzi që Kavaja të zhvillonte potencialin e saj turistik. Deri para tre vjetësh ishte një xhep fals, sot është një kantier, ka ende shumë punë për të bërë e halle për të zgjidhur.  Kemi ndërmarrë një rrugë reformash që të tjerët para nesh as nuk guxuan t’i mendonin jo t’i bënin. Sot kemi përballë një rezistencë vulgare kundërshtarësh të reformave që kanë humbur pushtetin dhe privilegjin. Por shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm PS”, tha Rama.

16 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>