Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Ndoka në krah të Kodhelit, PD: Rama zgjedh krimin. Reagon MM

$
0
0

Kodheli e NdokaPartia Demokratike vijon denoncimet ndaj personave të inkriminuar, duke akuzuar kryeministrin Rama që në vend t’i largojë ata nga poste publike, vazhdon t’i promovojë. Koordinatori kundër korrupsionit në PD, Enkelejs Alibeaj, përmes një deklarate për shtyp ka thënë se Rama ka zgjedhur Arben Ndokën në vend të porosive dhe këshillave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Kerry.

“Mimi Kodheli pati rastin të takohej me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry, i cili theksoi si sukses ligjin e dekriminalizimit, – deklaroi Alibeaj. – Dy ditë më pas, ministrja e Edi Ramës shfaqet me Arben Ndokën, që është objekt i dekriminalizimit, një nga arsyet pse kjo nisëm e opozitës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u bë ligj. Ja ku është fotoja e ministres së mbrojtjes me ish-deputetin, që dekriminalizimi e largoi nga parlamenti, por jo nga Edi Rama i cili i ka besuar qeverisjen e Lezhës të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi”.

AlibeajSipas ish-deputetit demokrat, “PS-ja e Lezhës tha dje se Ndoka është krenaria e saj. Dy ditë pas vizitës së Kerrit, Edi Rama vazhdon të sfidojë mesazhin e tij, kërkesën e Shteteve të Bashkuara të amerikës, të miqve ndërkombëtarë dhe kërkesën e qytetarëve të vendit për pastrimin e politikës nga krimi. Dy ditë më parë, Ndoka prezantoi prefektin e Lezhës. Dje ai u shfaq me Ministren e Mbrojtjes. Pra është e qartë. Edi Rama ka zgjedhur Arben Ndokën, dhe jo sekretarin Kerri. Ka zgjedhur krimin, dhe jo partnerët ndërkombëtarë. Ka zgjedhur trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët”.

Kodheli reagon: Inspektimi është bërë një muaj më parë

Kodheli MimiPas akuzave të PD-së, ka reaguar dhe ministria e Mbrojtjes, e cila ka sqaruar në një status në “Facebook”, se fotot e ministres Kodheli janë bërë një muaj më parë dhe nuk kanë lidhje me aktualitetin pas vizitës së Sekretarit Kerry në Tiranë të dielën e shkuar.

“Fotot janë bërë nga inspektimi i ministres pas përurimit të një ure në Skuraj, – sqaron MM-ja. – Deklaratat e PD-së janë dëshpëruese. PD e lidh inspektimin e një ure të përuruar një muaj më parë me mesazhet historike të Kerry-t në Tiranë”.

Deklarata e Kodhelit

Qesharake deklarata e dëshpëruar e Partisë Demokratike. Opozitën sot e shqetëson jo vetëm suksesi i vizitës së sekretarit Kerry, mbështetja e fortë që i dha qeverisë shqiptare dhe drejtimit të duhur të vendit, por edhe mbështetja që Ministria e Mbrojtjes u jep qytetarëve shqiptarë në kohë rekord dhe pa dallime politike, gjë të cilën vështirë të besohet se ndodhte në kohën e PD-së.

“Fotot e paraqitura në deklaratën e PD-së janë marrë nga inspektimi që ministrja e Mbrojtjes i ka bërë përfundimit të punimeve të urës Skuraj, Milot, (ju rikujtojmë se ditën që kjo urë u dëmtua në atë moment humbi jetën një i ri). Është lehtësisht e vërtetueshme se ura në Skuraj është ndërtuar muaj më parë dhe është inspektuar në përfundim të punimeve nga ministrja një muaj më parë, eksaktësisht në datën 12 janar, ku kanë qenë të ftuar të gjithë të zgjedhurit e zonës. Dëshpërimi i suksesit të vizitës së sekretarit Kerry e ka çuar deri aty PD-në sa të lidhë inspektimin e një ure në një zonë të thellë të Shqipërisë më shumë se një muaj më parë, me mesazhet e rëndësishme të kësaj vizite historike. Ministria e Mbrojtjes për çdo bashkëpunim civilo-ushtarak dhe ndihmë që do të japin për komunitetin, i fton përfaqësuesit e opozitës të bëhen pjesë e inspektimeve, kështu edhe ata do ta kenë më të thjeshtë të mbajnë shënim edhe datat”.

16 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>