Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar i kësaj force politike.
Gjithashtu policia ka kërkuar nëpër shtëpitë e zyrtarëve të tjerë të VV, Xhelal Sveçlësn dhe Sali Zybës, por pa mundur t’i gjejë. Banesa e këtij të fundit është në të njëjtin bllok me atë të deputetit tjetër të VV-së, Albin Kurti.
Ndjekjet e zyrtarëve të Vetëvendosjes kanë të bëjnë me rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it, në vitin 2009. Deri më tani disa seanca gjyqësore kanë dështuar për shkak të pamundësisë për t’i sjellë në gjykatë të gjithë të akuzuarit. Herën e fundit, seanca qe caktuar për 11 janar por vetëm 7 nga 21 të akuzuarit ishin të pranishëm.
16 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)