Lirohet nga burgu Emirjon Gjuta, një nga të dyshuarit e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në shkurt të një viti më parë. Lirimi i tij është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë, dhe gjykata i ka caktuar Gjutës masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Emirjon Gjuta dyshohet se është personi se ka siguruar telefonin dhe kartën SIM që u përdorën për shpërthimin te farmacia e babait të Saimir Tahirit. Gjithashut organi i akuzës dyshon se organizatori i vendosjes së tritolit është kushëriri i Emirjonit, Vladimir Gjuta.
Ky i fundit u arrestua pak ditë para zgjedhjeve te 23 qershorit. Bashkë me Vladimir Gjutën ndodhen në burg edhe Baftjar Bruko dhe Lumjan Matmuja, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtor në sulmin me tritol.
13 shkurt 2016 (gazeta-sShqip.com)