
Seria A ka një kryesuese të re: Juventusin. Në ndeshjen për titull në “Juvenus Stadium”, bardhezinjtë kanë fituar 1-0 kundër Napolit me një gol të Zazas në minutën e 88-të, duke arritur fitoren e 15-të radhazi në kampionat dhe duke dalë para të gjithë në renditje me 1 pikë para skuadrës së Sarrit.
Ka qenë një ndeshje emocionuese dhe e fortë, me sulme, kundërsulme dhe duele të ashpra. Insinje dhe Dibala kishin rastet më të mira për gol respektivisht për Napolin dhe Juventusin.
Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj ka luajtur 90 minuta, por loja e tij ka qenë më shumë në mbrojtje sesa në sulm. Dyluftimet e Hysajt janë shpeshtuar në pjesën e dytë, kur francezi Pol Pogba u zhvendos nga mesfusha në krahun e majtë.
“Axurrët” janë ndëshkuar dy minuta para fundit të takimit, kur Zaza, i futur në pjesën e dytë në vend të spanjollit Morata, ka goditur nga larg, me topin që devijohet dhe përfundon në rrjetë.
13 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)