Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Miratohet Byroja e Hetimit, Tahiri emëron kreun me “OK”-in e Llallës

$
0
0

keshilli i ministraveQeveria ka miratuar projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave dhe është bërë me dije nga burime pranë qeverisë.

Byroja e Hetimit fillimisht do të jetë në varësi të policisë së shtetit dhe do të ketë objekt luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Deputetja socialiste, Ermonela Felaj duke folur për mediat tha se pr/ligji është miratuar në mënyrë unanime, pa asnjë kundërshtim. Felaj ka bërë me dije se kreu i Byrosë do të emërohet nga ministri i Brendshëm me pëlqimin e kryeprokurorit.

“Hetimet do të jenë nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Felaj, duke shtuar se bërthama e Byrosë mbetet aty ku duhet të jetë.

Ja një pjesë e projektligjit për Byronë Kombëtare e zbardhur nga Kryeministria

Organizimi dhe objekti i veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Byroja Kombëtare e Hetimit, në vijim BKH, organizohet si një strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit. Kjo strukturë ushtron kompetencat në të gjithë territorin e vendit.
  1. Objekt i punës së BKH-së janë:
  1. a) veprat penale të korrupsionit që janë kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krimet e Rënda;
  2. b) veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, 248, 256, 257/a, 258, 287, 294, 295/a dhe 328 të Kodit Penal kur një ose më shumë autorë të dyshuar janë funksionarë të lartë ose të zgjedhur vendorë;
  3. c) veprat penale të përmendura në shkronjat “a” dhe “b”,  kur autorët e dyshuar janë subjekte të posaçme, sipas parashikimeve të                     nenit 75/b, të Kodit të Procedurës Penale.
  1. Punonjësit e BKH-së përdorin të gjitha mjetet dhe metodat e ligjshme,                                të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi, për të zbuluar dhe hetuar veprat penale të parashikuara në pikën 2, të këtij neni.
  1. Organizimi dhe funksionimi administrativ i BKH-së përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Veprimtaria procedurale penale e BKH-së drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori.

Neni 26/2

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Drejtori i BKH-së emërohet nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e  drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimin paraprak, me shkrim, të Prokurorit të Përgjithshëm për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë riemërimi. Drejtori i BKH-së emërohet nga radhët e Policisë së Shtetit dhe në momentin e emërimit i jepet grada “Drejtues i lartë”.
  1. Pas përfundimit të mandatit ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e mëparshëm ose në një funksion të të njëjtit nivel, me gradën që i korrespondon atij funksioni. Kur një funksion i tillë mungon, ai përfiton pagën e këtij funksioni deri në emërimin e tij.
  1. Drejtori i BKH-së kontrollon dhe është përgjegjës për funksionimin e kësaj strukture, në bazë të këtij ligji. Prokurori është autoriteti përgjegjës vendimmarrës në lidhje me hetimet e BKH-së, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe legjislacionit në fuqi.
  1. Kandidati për t’u emëruar si drejtues i BKH-së duhet të ketë një figurë të njohur për integritetin dhe për punën me standardet më të larta profesionale.
  1. Kandidati për t’u emëruar si drejtues i BKH-së nuk duhet të ketë qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale në Shqipëri apo në ndonjë shtet tjetër dhe nuk duhet të jetë gjetur fajtor për shkelje të rënda disiplinore.

Neni 26/3

Kriteret e emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Drejtori i BKH-së duhet të përmbushë këto kritere:

  1. a) Të ketë vetëm shtetësi shqiptare;
  2. b) Të ketë arsim policor dhe arsim të lartë juridik ose ekonomik;
  3. c) Të ketë gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues”;

ç)  Të ketë përvojë mbi 7 vite në hetimin e veprave penale të fushës së  korrupsionit, krimit të organizuar ose krimeve të rënda;

  1. d) Të ketë aftësi dhe cilësi të larta profesionale dhe morale;
  2. dh)  Të mos jetë nën efektet e një mase disiplinore;
  3. e) Të mos ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri apo në ndonjë shtet tjetër;

ë) Të ketë kaluar me sukses kontrollin me poligraf të tërësisë morale dhe motivimit.

Neni 26/4

Përfaqësuesi i Prokurorisë në BKH

  1. Prokurori i Përgjithshëm cakton një ose më shumë prokurorë të Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për të shërbyer me kohë të plotë si prokuror në BKH. Prokurori i Përgjithshëm cakton prokurorin e vetëm ose njërin prej tyre, kur ka më shumë se një prokuror që të shërbejë si drejtues i grupit të prokurorëve në BKH, duke kërkuar mendimin e ministrit. Prokurorët e caktuar në BKH nga Prokurori i Përgjithshëm mund të vendosen në ambientet e BKH-së.
  1. Prokurorët e caktuar në BKH mbikëqyrin të gjithë veprimtarinë procedurale penale që kryhet nga BKH-ja, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Përjashtimisht, prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda mund t’u caktohen hetime të BKH-së nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, hetimet e BKH-së për veprat penale të parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 2, të nenit 26/1, të këtij ligji, ndiqen nga prokurorët e autorizuar pranë gjykatës në shkallë të parë ku këto çështje gjykohen.
  1. Prokurorët e caktuar në BKH kanë akses të plotë në të dhënat dhe informacionet që lidhen me cilindo hetim të BKH-së dhe mbajnë marrëdhënie të përhershme me punonjësit e BKH-së.
  1. Prokurorët e caktuar në BKH mund t’i sugjerojnë Drejtorit të BKH-së trajnime apo procedime disiplinore të nevojshme për punonjësit e              BKH-së.

Neni 26/5

Lirimi/shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Drejtori i BKH-së lirohet kur:
  1. a) përfundon afati i qëndrimit në detyrë;
  2. b) jep dorëheqjen;
  3. c) mbush moshën e pensionit;

ç)  i hiqet ose i kufizohet zotësia për të vepruar me vendim gjykate të formës së prerë.

  1. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkarkohet nga detyra në rastet e mëposhtme:
  1. a) Kur dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  2. b) Për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës;
  3. c) Për sjellje në kundërshtim me rregulloren e Policisë së Shtetit, që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e tij;

ç)  Për shkelje të rënda dhe tepër të rënda të disiplinës në ushtrimin e

funksioneve të tij;

  1. d) Kur dalin fakte të reja që bien në kundërshtim me kriteret e vendosura për emërimin e tij.
  1. Drejtori i BKH-së lirohet dhe/ose shkarkohet nga detyra nga ministri, në bazë të propozimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimit paraprak, me shkrim, të Prokurorit të Përgjithshëm.

Neni 26/6

Punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet nga radhët e punonjësve të policisë ose nga jashtë organizatës së policisë dhe përzgjedhja kryhet me një proces të hapur e transparent, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara nga ky ligj.
  1. Për funksione të veçanta, kur kërkohen njohuri specifike, punonjësi përzgjidhet sipas përcaktimit të nenit 40, të këtij ligji.
  1. Përzgjedhja bëhet nëpërmjet një procesi konkurrimi transparent, në përputhje me përcaktimet e nenit 26/7, të këtij ligji.
  1. Një person mund të emërohet si punonjës i BKH-së vetëm pasi ka kryer trajnimin e kërkuar dhe ka shfaqur aftësi për të kryer detyrat sipas standardeve të kërkuara profesionale.
  1. Emërimi i punonjësit në BKH bëhet nga Drejtori i Policisë së Shtetit, me propozimin e Drejtorit të BKH-së. Për oficerët e Policisë Gjyqësore jepet miratimi paraprak nga Prokurori i Përgjithshëm.

10 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>