Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për Arbjon Alikon, për akuzat e ngritura një vit më parë për sulm ndaj policisë në Lazarat.
Arbjon Aliko. së bashku me vëllain e tij Alban janë dy prej të akuzuarve kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Ndërkohë masa për vëllain e tij, Alban Aliko pritet të jepet po në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Vëllezërit Aliko akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
Ata u kapën të shtunën në mbrëmje të fshehur në një tunel në fshatin Kardhiq 15 kilometra nga Lazarati.
Përveç tyre, dje është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për 3 persona të tjerë: Klodian Selimi, Dervish Gaba dhe Elvis Boci, të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në pritën kundër policisë në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s.
30 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Arbjon Alikon lihet në burg, masa e sigurisë për sulmin para një viti në Lazarat u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.