Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Prezantohet uniforma e re e Policisë së Shtetit, Tahiri: Ditë e shënuar

$
0
0
Uniforma Blu Uniforma E Kuqe Uniforma Jeshile

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka cilësuar si një ditë të shënuar, prezantimin e uniformës së re të Policisë së Shtetit. Ai tha se në fillim të projektit është ndeshur me në sërë pengesash dhe se mungonte linja konstante e uniformës. “Përkrenarja e Skënderbeut është përzgjedhur si dizajn në uniformën e Policisë së Shtetit. Detajet në uniformën e policisë kanë rëndësinë e tyre. Karakter dallues, është padyshim shqiponja.

Ka pasur disa modele, por ne menduam që të zgjidhnim  njëtrajtshmërinë në trajtimin e elementëve kombëtare të uniformës së shtetit.  Për t’iu bashkuar këtij elementi, edhe në pantallonat e uniformës dhe disa elementë të kapelë,  është zgjedhur ngjyra e kuqe. Ka qenë më parë, por rikthehet tani. Element kryesor, është stema e Policisë. Stema duhet të jetë një elementi i qartë, i dukshëm dhe i dallueshëm për qytetarët. Stema ka ngjyrën bazë dhe t’i përshtatet zhvillimit të kohës dhe raportit të policisë me qytetarin”, tha Tahiri.

Punonjësit e policisë në rrugë dhe ata që punojnë në zyra, kanë qenë të ngjashme, por sipas ministrit të Brendshëm, ato tashmë do të ndryshojnë.

“Policia e rendit do ketë shenjë dalluese ngjyrën blu, ‘Shqiponjat’ do kenë ngjyrën e kuqe dhe ata të qarkullimit do të kenë ngjyrën e verdhë. Kjo do të ndihmojë qytetarët që të dallojnë më mirë patrullat e shërbimit në rrugë”, vijoi Tahiri.

1 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>