Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Dalipaj flet nga arratia: Akuza ndaj meje e fabrikuar nga policia

$
0
0

ervin dalipajIsh-oficeri i Policisë së Shtetit, Ervin Dalipaj i shpallur në kërkim si autori i rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut në Durrës ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, ndërsa ka akuzuar disa eksponentë në policinë e shtetit se kanë fabrikuar akuzat ndaj tij.

Në një intervistë për mediat, Dalipaj ka rrëfyer se për rrëmbimin e Çollakut ka dëgjuar nga media dhe se në momentin e ngjarjes ka qenë në lokalin e mikut të tij në Tiranë, së bashku me familjen gjë, që sipas Dalipajt mund të verifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë.

Dalipaj ka mohuar të ketë pasur njohje me Çollakun, ndërsa ka pranuar se me Denis Shtrazën, tashmë i arrestuar nga polica, ka lidhje shoqërore. Dalipaj e ka cilësuar absurde shpalljen e tij në kërkim sikur të ishte terrorist, ndërsa ka pohuar se nuk ka ndërmend të dorëzohet pasi nuk ka besim te policia, po vetëm tek gjykata dhe prokuroria.

Dalipaj shpjegon se ditën e ngjarjes ka shkuar në Durrës për të shoqëruar mikun e tij Denis Shtraza. Po atë ditë është shoqëruar nga policia dhe është mbajtur për 10 orë në komisariat, më pas e kanë lënë të lirë pa i dhënë asnjë shpjegim.

30 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>