Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Zgjedhjet në PS, Tahiri: Do ketë reformim. Byroja e Hetimit do luftojë korrupsionin

$
0
0

Saimir TahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat tha se nuk ka debat në Partinë Socialiste dhe se kjo forcë politike është në proces reformimi. “Nuk di që të ketë një debat në Partinë Socialiste, në lidhje me zgjedhjet. Ky është vijimi i një historie të pakuptimtë. Jemi në proces reformimi të Partisë Socialiste. Nuk është çështja nëse do ketë apo jo zgjedhje. Do ketë zgjedhje të forumeve dhe të Kryetarit. Mandati i çdo forumi të Partisë Socialiste ka rinovim. Nuk mund të bëhet ndryshe. Kjo bëhet në kongres dhe grupi po merret me ndryshimet e statutit të partisë”, tha Tahiri.

Gjithashtu ministrin i Brendshëm foli edhe për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke thënë se kjo strukturë është ende në proces konsultimi me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, ngritja e Byrosë do të luftonte korrupsionin në nivelet e larta.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është në procesi konsultimi edhe me partnerët tanë ndërkombëtar. Në kuadër të rilindjes së Policisë së Shtetit, forcimit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, edhe Byrja Kombëtare e Hetimit do të shtojë mundësinë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Është ende në kolaudimet finale. Zgjatja e kohës është e domosdoshme dhe nuk sjell dëmtime”, e përfundoi fjalën ministri i Brendshëm.

28 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>