Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Meta: PD të mos bojkotojë procesin; tryeza politike, pas përfundimit të draftit

$
0
0

Ilir MetaPas përfundimit të takimit që kreu i Kuvendit, Ilir Meta pati me kryeministrin Rama, doli në një intervistë për mediat, duke thënë se palët kanë diskutuar për vazhdimin e mëtejshme të procesit të reformës së drejtësisë. Meta i bëri thirrje opozitës që të rikthehet në tryezën e propozimeve për të përmbyllur draftin përfundimtar, mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Sot diskutuam me Kryeministrin dhe Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të reformës së drejtësisë, lidhur me ecurinë e punës për të reflektuar sa më shpejt dhe për të përmbyllu draftin përfundimtar. Dua të përgëzoj punën e ekspertëve vendas e ndërkombëtar. Dua të vlerësoj edhe përfshirjen e opozitës dhe iu bëj thirrje që të mos e bojkotojnë këtë punë të rëndësishme sepse koha nuk pret. Çdo mendim tjetër apo alternativë e diskutojmë në komisionin e përbashkët. Mbetet ende për tu bërë edhe në këtë drejtim sepse kemi një platformë të përbashkët, që është fryma rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Duhet të vazhdojmë deri në fund. që të përfshihemi në këtë proces. Ekspertët e Partisë Demokratike  kanë bërë një punë për tu përshëndetur dhe kanë ngritur mjaft pyetje për Komisionin e Venecias. Ata kanë qenë të përfshire në të gjithë këtë proces dhe na vjen keq, dhe iu kërkoj edhe një herë që të rikthehen e të mos vetë-përjashtohen për një çështje të caktuar, por të ruajmë frymën e rekomandeve të Komisionit të Venecias”, tha Meta.

Gjithashtu, kreu i Kuvendit nuk ka përjashtuar mundësinë e një tryeze politike, kërkesë kjo e demokratëve dhe vetë ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Por z. Meta këmbëngul se aktualisht puna është ende në tryezën e ekspertëve.

“Nuk dua të hyj në teknikalitete që nuk më takojnë. Jemi në nivelin ku grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtar ta përfundojë draftin e rishikuar mbi frymën e rekomandimeve të Venecias e më pas do të ecim dhe drejt atij procesi politik e parlamentar që është i domosdoshëm për të finalizuar këto ndryshime. Nuk bëhet fjalë për t’iu larguar tryezave politike, po ekspertët e opozitës të vazhdojnë punën. Çdo përpjekje për konsensus arrihet duke u ulur bashkë dhe jo duke u larguar nga tavolina”, tha kreu i Kuvendit.

8 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748