Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur në mënyrë ndryshe për të uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Rama ka postuar një video-mesazh në rrjetin social “Facebook”, ku ka prezantuar një përmbledhje të punës së tij.
“Gëzuar Vitin e Ri 2016 motra dhe vëllezër kudo ku jeni”, uron kryeministri Edi Rama.
“Jemi të vetëdijshëm dhe të vendosur për reformat. Padrejtësia bëhet ende pengesë për të ecur me sukses. Morëm mbi shpatulla një shtet të rrënuar dy vite më parë. Rezultatet, jo të mjaftueshme, por dëshmi bindëse për punën. Të dashur miq të rrjeteve sociale ky që po ju postoj nuk është një material elektoral por një album modest kartolinash për ju në mbyllje të vitit të dytë të përpjekjes tonë në rrugën për të rilindur Shqipërinë. Është një përmbledhje e thjeshtë e punës këmbëngulëse që kemi bërë për të merituar besimin e shqiptarëve. Si çdo punë madje më tepër kjo e jona ka të metat e veta gabimet, të cilave s’kemi pse i frikemi, rëndësi ka të ecim, para të përmirësohemi dhe ju siguroj se jemi të vetëdijshëm e të vendosur”, shprehet Rama.
31 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Rama uron 2016-ën: Të vendosur për të vijuar reformat (Video) u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.