Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

OSHEE: Ja situata e furnizimit me energji‏

$
0
0

osheeOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të masave që ka marrë për përballimin e furnizimit me energji elektrike, i ka kushtuar vëmendje, fuqizimit të logjistikës për monitorimin dhe minimizimin e numrit të difekteve dhe kohëzgjatjes së tyre.

Pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE është krijuar sistemi Call Center 042 274 141, i cili do të rrisë efektivitetin e zgjidhjes së defekteve, pas raportimit pranë kësaj qendre, të problematikave në furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit në të gjithë vendin.

Gjithashtu, janë bërë publikë numrat e dispecerive për të gjitha rajonet, të shpërndara në media në formë harte.

Pranë Dispecerise TL Qendër po ndiqet rregjimi i punës së pajisjeve, ngarkesat në transformatorët e fuqisë, ngarkesat në linjat 35 kV si dhe fidrat që mund të paraqesin probleme mbingarkese.

Me seriozitet do të ndiqet shperndarja e flukseve gjatë orëve të pikut 17.00 – 22.00. Ngarkesa në tranfsormatorët e fuqisë 110/20 kV në nënstacionet që furnizojnë Tiranën në orët e pikut paraqitet si më poshtë:

Nënstacioni   Ngarkesa % transformatoreve

Viti 2015         Viti 2014

1      N/st 220 kV Tirane        56                53

2      N/st Qendër    47   100

3      N/st Selitë        90    75

4      N/st Traktora   97    84

5      N/st Kashar      82    73

Punimet e kryera

  • Janë ndërruar TR e rrymës në fidrin nr 120 Nënstacioni Kinostudio, duke bërë të mundur rritjen e ngarkesës në këtë fidër.
  • Po mbahet në kontroll regjimi i ngarkesave në linjat 35 kV kryesisht në linjat Nst Rajonal – Mëzez, Shkozet – Shijak, L 35 kV Patos – Matke.
  • Për sa me sipër u bë kalimi i ngarkesës nga fidri  F 111 ne  F 107 N/st Mëzes, që çon në uljen e ngarkesës në L 35 kV Nst Rajonal – Mëzez.

Nga Drejtoritë Rajonale po punohet në fidrat TM duke shpërndarë ngarkesën sipas kapacitetit të çdo fidri dhe konkretisht: Është stabilizuar regjimi i ngarkesave te fidrat 324/ Nst Selitë, C6/ Nst Traktora, L10/ Nst Qendër, L5/Nst Qendër, F 325/ Nst Selitë, A12/ Nst Rajonal, F13, F5, F18, F17 / N/st Kashar.

Për të rritur shpejtësinë në lokalizimin e difekteve në rrjetin shpërndarës TM janë vendosur ndarësa në fidrat e gjatë si dhe riparimi i ndarësave ekzistues.

Janë vendosur shkarkuesat në fidrat nr 28 dhe 36 nst Selitë, fidrat 65 dhe 85 N/st Traktori.

Grupet e gadisherisë së OSHEE, prej 1300 punonjësish po punojnë për riparimin e difekteve në kabinat fundore të fidrave kryesisht rurale dhe kthimin e energjisë në kohë sa më të shpejtë në zonat pa energji si më poshtë:

Cërrunje, Gramsh, Pjesërisht Orenjë (Elbasan); Zejmen, Kallmet, Kacinar (Lezhë), Zues, Koman, Bushat (Shkodër); Domaj, Gjinë, Kalimash pjesërisht (Kukës); Gurrez (Lac)

  • Hidrovoret janë të gjithë në punë
  • Fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorët e rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë

Ky shkrim OSHEE: Ja situata e furnizimit me energji‏ u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>