Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Priten temperatura deri -15 gradë: Akset rrugore ku duhet bërë kujdes

$
0
0

debore-700x379Gjatë Ditëve të para të vitit 2016 temperaturat pritet të arrijnë deri më -15 gradë celsius, çka pritet të shoqërohet me probleme të shumta në qarkullin e mjeteve në akse rrugore të cilat tradicionalisht në periudhë dimri janë problematike. Emergjencat Civile kanë hartuar planin e masave për përballimin e situatës ndërsa ka bërë publike akset kombëtare rrugore që pritet të paraqiten problematike gjatë ditëve në vijim.

Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me policinë rrugore dhe drejtoritë rajonale të rrugëve do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve dhe forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmentet problematike.

Ministria e Brendshme bën të ditur se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale.
Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar kujdes:

Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë;
B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit;
Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë;
Kukës – Kalaja e Dodës;
Kukës – B.Curri.
Shkodër – Koplik – Hani i Hotit;
Koplik – Theth;
Shkodër – Tamarë-Vermosh;
Pukë – Fushë Arrëz – Iballë.
Burrel – Qafë Buall – Bulqizë;
Peshkopi – Maqellarë;
Librazhd –Stërblevë – Peshkopi;
Peshkopi – Kalaja e Dodës.
Elbasan – Librazhd – Përrenjas – Qafë Thanë;
Pogradec – Korçë – Kapshticë;
Korçë – Qafë Qarri;
Ersekë-Leskovik – Tre Urat;
Korçë – Voskopojë; Korçë – Dardhë;
Korçë – Lozhan – Moglicë;
Gramsh – Cërrik – Elbasan.
Berat – Poliçan – Çorovodë;
Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë;
Gjirokastër –Sarandë    -Qafë Botë;
Vlorë – Orikum – Llogara-Himarë;
Qafë Gjashtë – Sarandë.

30 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

 

Ky shkrim Priten temperatura deri -15 gradë: Akset rrugore ku duhet bërë kujdes u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>