Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Italia heq taksën 500 euro për kamionistët shqiptarë

$
0
0

Rama dhe FugaNë konferencën e fundit për shtyp për këëtë vit, kryeministri  Edi Rama nuk e nisi me bilancin e zakonshëm të qeverisjes së tij, por me një kartolinë urimi për të gjithë kamionistët shqiptarë që bëjnë veprimtari transporti me Italinë fqinje.

Kreu I qeverisë njoftoi heqjen e taksës 500 euro nga shteti italian. Rama tha se qeveria italiane e ka depozituar vendimin në Parlament, zotim ky i kryeministrit italian që vjen si sot një vit nga vitita e tij në vendin tonë.

“Dua ta nis me një kartolinë urimi për të gjithë kamionistët shqiptarë që bëjnë veprimtari transporti me Italinë dhe të cilët prej 25 vjetësh vuajnë mbi kurriz barrën e një taksimi krejtësisht të padrejtë që ka mbetur në raport me mallrat që shkojnë në Itali nga Shqipëria qysh në mesin e shekullit të shkuar, absurditet i plotë ku Shqipëria ka mbetur nën këtë regjim absurd taksimi sëbashku me dy vende të tjera të Lindjes së Mesme, – deklaroi Rama. –  Është bërë përpjekje e vazhdueshme në këto vite por asnjëherë nuk është arritur që Kryeministrat tanë të çlirohen nga kjo barrë. Kam pasur sot një bisedë me kryeministrin italian që ishte këtu fiks një vit më parë dhe kam marrë lajmin e gëzuar për kamionistët se më në fund qeveria italiae ka kaluar një vendim i cili është depozituar në parlamentin italian për heqjen e kësaj taksë, një barrë 500 euro për çdo kamion që hyn dhe del në Itali nga Shqipëria”.

Rama shtoi se kjo marrëveshje do të kthehet në ligj së shpejti pas kalimit të procedurave parlamentare. “Pasi të kalojë dhe procedurat parlamentare, ky hap kthehet në ligj dhe ndërkohë qeveria italiane bashkë me vendimin ka depozituar dhe mbulimin financiar të shumës që do tu hiqet nga shpina kamionistëve tanë. Është zotim i mbajtur nga ana e Kryeministrit italian që në mënyrë të vazhdueshme ja kam kujtuar që nuk mund të kalojë dhe një vit tjetër pa finalizuar këtë zgjidhje”, – tha Rama.

Reforma zgjedhore

“Respektojmë bashkëpunimin shumicë-pakicë. Çdo ndërhyrje në proces, të jetë ndërhyrje e shumicës si e tërë. Nuk ka reformë zgjedhpre me ndonjë metodë tjetër. Kemi ngritur grupin e punës për të përfshirë dhe aleatët e tjerë. Bazë për grupin e punës, pas raportit edhe të OSBE. Rregullat e lojës të miratuara nga të dyja palët. Reformat shtetforumuese kanë filluar të japin rezultate. Objektivi ynë do të jetë që të arrijmë një rritje ekonomike me 3%”.

Dekriminalizimi

“Nuk mund të kriminalizohet Kuvendi. Nuk duhet dekriminalizuar duke thënë se në parlament janë 19 kriminelë. Jemi të vendosur të respektojmë normat e këtij ligji. U bë ligji, të shikojmë çfarë do të dalë. Nëse gjenden 19 kriminale, një duartrokitje e madhe nga unë. Nëse nuk gjenden 19 kriminelët, kush i mban përgjegjësitë”.

Shërbim shëndetësor falas 

“Lajmi i ri dhe lajmi i mirë tek shëndetësia është se vitin e ardhshëm fillon shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i familjes. Nuk do të ketë më asnjë tarifë, asnjë pagesë për mjekun e familjes. Bazuar tek projekti ynë i madh kombëtar i check-up-it falas për 870 mijë qytetarë të moshës 40-65 vjeç që e përfitojnë këtë kontroll shëndetësor çdo vit, ne iu kemi kursyer qytetarëve 45 milionë dollarë.Këtë shifër ta shënojnë dhe ta mbajnë mend mirë të gjithë ata që janë vërsulur në mënyrë barbare kundër këtij projekti dhe që e kanë përfshirë në listën e shënjestrave për të gjuajtur  me baltë”.

30 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Rama: Italia heq taksën 500 euro për kamionistët shqiptarë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>