Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Prokuroria nis procedimin për Arbion dhe Albano Aliko, autorët e vrasjes së efektivit

$
0
0
aliko
Arbion Aliko, foto e marrë nga ‘Facebook’

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedimin penal në mungesë për Arbion dhe Albano Aliko, të cilët akuzohen si autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha ditën e djeshme në Lazarat, ku mbetën të plagosur edhe dy efektivë të tjerë të repartit RENEA.

Arbion dhe Albano Aliko u shpallën në kërkim nga polica ditën e djeshme së bashku me 19 shtetas të tjerë nga të cilët deri më tani janë arrestuar apo vetëdorëzuar 14 persona. Arbion dhe Albano Aliko akuzohen për vrasje me dashje në rrethana cilësuese.

Ndërkohë, 17-vjeçari Xhulio Malo, i arrestuar ditën e djeshme akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Personat e tjerë të shoqëruar nga policia ditën  e djeshme dhe sot lirohen ose procedohen nga prokuroria e Gjirokastrës, bën me dije Prokuroria e Krimeve të Rënda.

25 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Prokuroria nis procedimin për Arbion dhe Albano Aliko, autorët e vrasjes së efektivit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>