Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dalë një konferencë për shtyp, pas masakrës së ndodhur, ku humbën jetën 14 persona.
Obama tha se ngjarja e ndodhur ishte një akt terrorist që kishte si qëllim, vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Mirëpo, ai deklaroi se “liria është më e fuqishme sesa frika”,duke paralajmëruar amerikanët që të mos bien pre e kërcënimeve terroriste.
Obama u zotua se SHBA do të kapërcejë këtë situatë, por theksoi se kjo nuk duhet kthyer në një luftë kudër njëri-tjetrit, duke krijuar idenë se kjo është një luftë mes Amerikës dhe Islamit.
“Nëse duam të kemi sukses në luftën kundër terrorizmit, duhet t’i konsiderojmë komunitetet myslimane, si një prej aleatëve tanë më të fortë dhe të mos i shohim ata me dyshim dhe urrejtje”, deklaroi presidenti Obama. Ai kujtoi se mjaft myslimanë-amerikanë janë pjesë e shoqërisë.
7 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Obama: Lufta ndaj terrorizmit, e pamundur pa aleatët myslimanë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.