Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Me votat në Kuvend, Rama e shpalli veten të pahetueshëm me çështjen e CEZ-it

$
0
0

 

basha-pdKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kritikuar rëndë bllokimin e hetimit të çështjes CEZ një ditë më parë në Kuvend, ku shumica votoi që të mos ketë një hetim për akuzat e ngritura nga opozita. Sipas tij, mbrëmë Kryeministri e shpalli veten të pahetueshëm, duke ndaluar me ligj hetimin e aferës më të madhe korruptive. “Dje Rama e shpalli veten të pahetueshëm lidhur me çështjen e CEZ, pasi me shumicë votash rrëzoi kërkesën e opozitës. Dje u vendos standardi më i zi në Parlament, ku të gjithë mund të hetohen përveç Edi Ramës. Kjo aferë nuk mbyllet me kaq.

Mos hapni shampanjë për të festuar për herë të dytë vjedhjen e 600 milionë eurove. Nuk do e ndalin dot kurrë të vërtetën për ligj, transparencë dhe drejtësi. Qeveria ndaloi ligjin për ekspertizën e huaj sepse Edi Rama i trembet së vërtetës. Me aktin e djeshëm Edi Rama provoi se është në krye të kësaj afere, së bashku me hipokrizinë e Ilir Metës.

Dje ndaluat të vërtetën, por nuk do të ndaloni dot marshimin e qytetarëve. Po mbrëmë Rama-Meta, votoi në Kuvend, dispozita  që fusin në burg qytetarët që nuk marrin kupon tatimor. Veç këta e shpallin veten të pahetueshëm. Këta që mbyllen me votë hetimin e tyre, votuan burgun për fshatarin dhe fermerin. Ky është hendeku i madh i dyshes Rama-Meta, të cilët i shtypën shqiptarët”, tha Basha. Në fund të deklaratës, shefi i opozitës,  u ka kërkuar qytetarëve që të bashkohen me 8 dhjetor, për t’i dhënë fund qeverisjes së dyshes Rama-Meta.

5 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Basha: Me votat në Kuvend, Rama e shpalli veten të pahetueshëm me çështjen e CEZ-it u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>